Gazeta10

Ky është personi që mbeti i vdekur mbrëmë pas kontaktit me rrymën në Reçan të Suharekës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në fshatin Reçan të komunës së Suharekës. Aty një person ka vdekur pasi ka rënë në kontakt me rrymën.

Siç merr vesh Sinjali, viktima është Gani Gashi, 42 vjeçar, i cili vdiq rrugës derisa po dërgohej në spital.

Lajmin e ka konfirmuar Vesel Gashi, zëdhënësi rajonal i Policisë së Prizrenit, i cili ka njoftuar se rasti ka ndodh rreth orës 20:10 të natës së kaluar.

“Sot ne datë 04.06.2024 rreth orës 20:10 policia ka marrë informatën se në fshatin Reçan të Suharekës një person është godit nga rryma elektrike. Rreth orës 20:15 viktima është dërguar në emergjencën e Suharekës. Sipas mjekut kujdestar viktima është sjell pa shenja jete”.

“Viktima është G.G., mashkull 42 vjeç nga Suhareka. Policia ka dal në vendngjarje dhe njësit përgjegjëse janë duke mbledhur provat dhe dëshmitë lidhur me rastin. Hetuesit janë në kontakt me prokurorin kujdestar i cili është duke udhëhequr hetimet dhe do të të veprohet në bazë të udhëzimeve të tij”, njoftoi Gashi.

NË FOKUS

image-78
Ndahet nga jeta gazetari dhe aktori kosovar
LAJMI-I-FUNDIT
Pamje shokuese teksa një burrë e rrah brutalisht një grua në Prizren
mirlind
Federata e Maqedonisë së Veriut reagon ndaj Mirlind Dakut: Kërko falje publike
IMG_6519
Në këtë orë falet nesër Kurban Bajrami
LAJMI-I-FUNDIT
Ky është i riu që e rrëmbeu 29-vjeçarin dhe kërkoi 30 mijë euro për lirimin e tij
komisiojii
​“Në villën e Radojiçiqit keni pi raki”/ “O zemlak, shefin ta kanë gjete në kipek me BIA-në” – Eskalon debati në Komision
5756utyty-1
E bëri shqiponjën para serbëve, UEFA e përjashton gazetarin kosovar
bes
Mes spekulimeve për ndarje, Bes Kallaku bën postimin që emocionoi të gjithë