Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ky është personi që vdiq pasi e zuri lisi në bjeshkët e Istogut

Gazeta10
12 November 2023 - 13:20

Një person ka vdekur dje në Bjeshkët e Istogut, pasi dyshohet se e ka zënë lisi derisa po punonte.

Raportohet se viktima është Feim Bytyqi.

Policia sot ka njoftuar se dy persona derisa kanë qenë duke prerë dru, janë goditur nga degët e lisit dhe kanë pësuar lëndime trupore.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatës, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e njërit prej viktimave, ndërsa tjetri dërgohet në spitalin e Pejës për tretman mjekësor.

“HETIM I VDEKJES- Istog 11.11.2023-15:00. Raportohet se dy viktimat meshkuj kosovar, deri sa kanë qenë duke pre dru në pyll, gjatë rrëzimit të një lisi, janë goditur nga degët e lisit dhe si pasoj të njëjtit kanë pësuar lëndime trupore. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet përkatës, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e njërit prej viktimave, ndërsa tjetri dërgohet në spitalin e Pejës për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion.”

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.