
Derisa Franca po përballej me rezultat negativ e më vonë edhe me humbje në ndeshjen ndaj Spanjës, presidenti francez, Emmanuel Macron bëri një postim në rrjetin social X.
Macron postoi videon e lëshimit të raketës evropian Ariane 6 duke e përshkruar edhe me disa fjali. “
Kjo është Historia jonë e Hapësirës. Kjo është autonomia jonë strategjike. Është një burim krenarie franceze dhe evropiane. Nisja e parë e Ariane 6 është një sukses! Urime të mëdha për skuadrat që bëjnë të mundur atë që duket e pamundur. Misioni u realizua”, shkroi Macron.
Pas ndeshjes Presidenti francez uroi “miqtë spanjollë” për fitoren derisa falënderoi kombëtaren franceze që shkoi deri në gjysëm finale.
