Gazeta10

Ky është propozimi i Serbisë që irritoi sot Kurtin në Bruksel (Dokument)

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiqi janë takuar sot në Bruksel, raporton Gazeta10.

Gjatë këtij takimi Serbia ka dhënë një propozim për normalizimin e marrëdhenieve në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Ndonëse Vuçiqi e kishte prezantuar sot planin, ai, sipas Kurtit, është i vjetër.

Ky është propozimi i Vuçiqit për normalizim të raporteve me Kosovën, i cili, në bazë të nenit dy, duket të jetë i vjetër së paku 6 muaj, siç theksoi edhe Kurti:

Opsioni A1 – Së pari Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe (tutje, ASK) e më pas diskutime tjera

Plani për zbatimin e normalizimit të marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës

  1. Palët pajtohen që procesi i zbatimit të normalizimit të raporteve mes Serbisë dhe Kosovës duhet përshpejtuar përmes hapave të paraqitur në këtë Plan, në atë formë dhe përbrenda kohëzgjatjes së paraparë nga Nenet në vijim.
  2. Palët pajtohen se deri në fund të marsit 2023, Ekipi Menaxhues në Dialogun e Lehtësuar nga BE-ja (siç janë pajtuar palët në kontekst të zbatimit të Marrëveshjes së Parë të Parimeve për Rregullimin e Raporteve dhe të caktuar nga Qeveria e Kosovës) do të prezantojë Draft-Statutin e parë të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë, i cili do të ofrojë nivel të duhur të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë, pas së cilit Palët menjëherë do t’i nisin negocitatat për Statutin, me lehtësimin e BE-së.
  3. Palët pajtohen se brenda 90 ditëve nga prezantimi i Draft-Statutit të Parë të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë do të finalizojnë negociatat në dokumentin respektiv. Pas kësaj, Kosova do të adoptojë Rregulloren dhe të gjitha dokumentet e nevojshme të cilat do të mundësojnë qëndrueshmërinë ligjore të Statutit, në atë formë siç është paraparë nga Marrëveshjet të cilave u referohet Neni 4 në këtë Plan.
  4. Deri në fund të tetorit 2023, themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë do të përfundojë, në pajtim me të gjitha dispozitat e Marrëveshjeve në vijim që janë arritur përbrenda Dialogut në lidhje me çështjen respektive:
  5. Marrëveshja e Parë e Parimeve për Rregullimin e Normalizimt të Marrëdhënieve (2013),
  6. Plani i Zbatimit të Marrëveshjes së Parë (2013)
  7. Fushëveprimtaria dhe Mandati i Ekipit Menaxhues për Zbatimin e Asociacionit të Komunave Serbe (2013) dhe
  8. Asociacioni/Komuniteti i komunave me shumicë serbe në Kosovë – parimet e përgjithshme/elementet kryesore (2015).
  9. Pas themelimit formal të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, Palët menjëherë do të përkushtohen në diskutime për zbatimin e propozimit të BE-së për normalizim të raporteve mes Serbisë dhe Kosovës.

Më poshtë mund të gjeni dokumentin:

NË FOKUS

384307148_759309882552137_8027141832280038016_n
“Çfarë të ju themi fëmijëve të Afrim Bunjakut sot?”– Haradinaj mesazh Qeverisë: Respektone uniformën
Spahiu 01
"Ligj i budallëm" – Spahiu: Çmenduri me u shkatërru krejt ky armatim, Ibishi i përgjigjet
382573520_654878606427125_4014125398153449515_n (1)
Përfundon me sukses aksioni i njësive speciale në pronat e Radojçiqit, çka konfiskoi policia? (FOTO)
IMG_4521
Këngëtari shqiptar pozon me Ivica Daçiqin në Aeroportin e Beogradit
LAJMI-I-FUNDIT (1)
Aksion i madh i Policisë në veri – Njësia Speciale futet në villën e Milan Radojiçiq
IMG_4463
Pamje nga sekuestrimi i automjeteve luksoze të Radojiçiqit (VIDEO)
1696157084_turqi
Publikohet momenti kur sulmuesi terrorist del nga vetura dhe shpërthen bombën në Turqi (VIDEO)
Ahmetaj
"Gjallë e kemi UÇK-në e Adem Jasharin - Xhafer Ahmetaj këndon live këngën që u bë virale gjatë sulmit në veri