Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ky është shoferi që goditi me veturë shtatzënën e cila humbi binjakët e saj në Vushtrri

Gazeta10
26 December 2023 - 9:24

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur të premten në Vushtrri, ku një person nga pakujdesia ka goditur një grua shtatzënë, e cila tashmë është konfirmuar se ka humbur binjakët e saj.

Viktima është në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe ndaluar.

Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije se shoferi që shkaktoi aksidentin është Gani Veliu, 67-vjeçar, ndaj të cilit tashmë kanë nisur hetimet, pasi dyshohet se shkaktoi aksidentin, duke e goditur këmbësoren në vija të bardha.

Prokurori i Shtetit ka urdhëruar ndaj tij masën e ndalimit policor, teksa gruaja që ishte në pritje të ëmbël dhe fatkeqësisht humbi binjakët, po vazhdon të marrë trajtim mjekësor në spital.

Nga Policia kanë konfirmuar se i dyshuari nga pakujdesia e ka goditur viktimën, teksa po lëvizte në fshatin Dobërlluk të Vushtrrisë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
04 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.