Gazeta10

Kylian Mbappe pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj Bayernit

Kylian Mbappe pritet që të grumbullohet për ndeshjen e Paris Saint-Germainit në 1/8 e finales në Ligën e Kampionëve, kundër Bayern Munichit.

“Le Parisien” ka raportuar se ylli francez përfundoi sot një pjesë të seancës stërvitore me bashkëlojtarët e tij, të cilët nuk luajtën, apo luajtën pak minuta, në humbjen ndaj Monacos.

Kjo ishte hera e parë, që nga lëndimi i pësuar gjatë fitores së PSG-së kundër Montpellier më 1 shkurt, që Mbappe ka punuar jashtë duke kryer ushtrime të tjera nga ato që janë pjesë e rehabilitimit të tij.

Kësisoj, sipas “Le Parisien”, 24-vjeçari pritet që të paktën të jetë në bankën e rezervistëve për ndeshjen ndaj kampionëve gjerman.

Mediumi francez gjithashtu raportoi se Nordi Mukiele dhe Renato Sanches do të jenë futbollistët e vetëm që do t’i mungojnë parisienëve në ndeshjen e javës së ardhshme.Kampionët e Francës së fundmi morën sinjale pozitive edhe nga Lionel Messi dhe Marco Verratti, që gjithashtu besohet se do të jenë të gatshëm për ndeshjen ndaj Bayern Munichit.

Ndeshja e parë mes Paris Saint-Germainit dhe Bayernit do të zhvillohet më 14 shkurt, në “Parc des Princes”.

NË FOKUS

polici serb
Bashkëshortja e policit të plagosur në Lloznicë, zbulon detaje të reja
plaku-600x360
“Mu afrua dhe më pyeti”, mediat serbe thonë se ky është personi i fundit që kontaktoi me Faton Hajrizin
IMG_3764
“Në kamerën e dyqanit të tij…” – zbulohen detaje të tjera se si pretendohet se u kap Faton Hajrizi
Faton12
A e dini që e dashura e Faton Hajrizit, është vajza e komandantit të njohur të UÇK-së?
fatonn
Orët e fundit të Faton Hajrizit – sa kilometra i bëri nga vendi ku dyshohet se e vrau policin deri te fabrika ku u strehua
pamjee
Publikohet fotografia e Faton Hajrizit të vrarë
lloznice
Dëshmitarët okular tregojnë se çfarë ka ndodhur mbrëmë në Lloznicë
Hh
Flet e dashura e Faton Hajrizit: Pa e pa trupin e tij nuk besoj që ka vdekur