
Ylli i reality show-t dhe sipërmarrësja Kylie Jenner tërhoqi vëmendjen në ndarjen e çmimeve BAFTA të këtij viti, ku ajo u shfaq si shoqëruese për partnerin e saj, aktorin Timothée Chalamet.

Jenner shkëlqeu në gala dhe fansat vunë re edhe pamjen e saj shumë më natyrale. Në foto, fytyra e Kylie-t,dukej më natyrale se zakonisht, dhe buzët e saj ishin më të holla.

Për shkak të kësaj, pati spekulime se ajo kishte hequr mbushësit e buzëve.
Jenner filloi t’i mbushte buzët me mbushës që kur ishte adoleshente dhe më parë e pranoi se e bëri këtë nga “pasiguria”.