Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Lajçak: Jam i gatshëm t’i pres palët sërish kur të tregojnë gatishmëri për gjetjen e një zgjidhje

Gazeta10
15 May 2024 - 20:19

I dërguari i posaçëm i BE’së për dialogun Kosovë- Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se në takimin e sotëm, të shtatin me radhë, nuk është arritur marrëveshje me kryenegociatorët Besnik Bislimi e Petar Petkoviq.

Lajçak në platformën “X” ka shkruar se është i gatshëm t’i presë Bislimin e Petkoviqin prapë kur të tregojnë gatishmëri për të arritur një zgjidhje rreth “dinarit”.

“Prita për herë të 7-të kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë mbi implikimet e rregullores së BQK-së. Fatkeqësisht, palët nuk arritën të arrijnë marrëveshje. Jam gati të pres përsëri palët nëse ato tregojnë gatishmëri për të arritur një zgjidhje të përkohshme të pëlqyeshme reciprokisht”, ka shkruar ai. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.