Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Lajçak merr mbështetje nga anëtarët e Bundestagut gjerman për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

Gazeta10
06 December 2023 - 15:08

Emisari special i Bashkimit Evropian për Dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajcak, ka treguar se është takuar me anëtarët e Bundestagut dhe ka diskutuar për zgjerimin e BE-së në Ballkanin Perëndimor

“Pati një shkëmbim të hapur dhe të thellë me anëtarët e Komisionit të Bundestagut për Bashkimin Evropian sot në Bruksel”, ka shkruar Lajçak në Twitter.

“Folëm për momentin e ri të zgjerimit të Bashkimit Evropian, gjendjen e dialogut [ndërmjet Kosovës dhe Serbisë] dhe hapat e ardhshëm”, ka thënë ai.

Lajcak ka përfunduar duke i falënderuar anëtarët e Bundestagut për mbështetjen që i kanë dhënë atij në punën që e bën në ndërmjetësimin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
04 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.