Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Lajçak: Pak progres në normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi

Gazeta10
30 January 2024 - 18:51

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian (BE) për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, mbajti sonte konferencë për media pas takimit me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti, shkruan reporteri.

Lajçaku ka konfirmuar mbështetjen e BE-së për vazhdimin e dialogut me Serbinë dhe ka

“Dje udhëtova drejt Beogradit dhe sot drejt Prishtinës për të diskutuar rreth normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, dhe për të diskutuar sa shumë arritje mund të kemi para zgjedhjeve. Sa i përket dialogut, vitin e kaluar patëm arritje të mira, kemi përfshirë edhe energjinë dhe njohjen e targave, por ka pak progres në normalizimin a marrëdhënieve”, u shpreh Lajçaku.

Lajçaku dhe se nuk ka më nevojë të bëhet pyetja “çfarë duhet bërë e as si”, por duhet pyetur “kur” do të vazhdojë dialogu mes Kosovës dhe Serbisë dhe kur do të ketë normalizim marrëdhëniesh.

“Sa më shpejtë të jetë e mundur. Duam të vazhdojë dialogu sepse ky proces sjell shumë benefite”, tha ai.

Ndër tjera, Lajçaku ka shtuar se çfarë është biseduar me kryeministrin Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, do ta analizojë dhe do t’ua dërgojë shteteve anëtare të BE-së.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se të martën se zgjedhjet e reja në komunat me shumicë serbe në veri të vendit duhet të mbahen pa humbur kohë dhe në përputhje me ligjet e vendi.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.