Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Lajçak pas takimit me Abdixhikun: Për mua takimi e ka përmbushur qëllimin

Gazeta10
10 March 2023 - 15:27

Emisari Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se ky takim me partitë opozitare ka qenë për t’i informuar për takimin e 18 marsit ndërmjet kryeministrit Albin Kurti e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.

Sipas tij, ky takim ka pasur për synim që t’i informojë partitë opozitare personalisht, teksa thotë se është përmbushur qëllimi.

“Mendoj se është e rëndësishme në këtë pikë për mua të takohem me partitë opozitare dhe unë takova PDK-në dhe LDK-në dhe i informova për procesin për pritshmëritë e komunitetin internacional, ata shpjeguan  pozicionet e tyre e tyre partiake, pra është gjithçka përgatitje e  takimit të 18 marsit. Është gjithashtu e rëndësishme që ta dëgjojnë nga unë ata dhe jo vetëm nga mediet ose parlamenti. Dhe për mua takimi e ka përmbushur qëllimin”, thotë Lajçak./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.