Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Lajçak: S’ka progres në dialog, s’do të ketë as të ardhme evropiane për Kosovën e Serbinë

Gazeta10
01 December 2022 - 21:56

Ndërmjetësuesi i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka folur rreth propozimit të planit franko-gjerman, shkruan Gazeta10.

Lajçak në një intervistë ekskluzive në Politiko në Kanal10, tha se nëse palët do të jenë serioze dhe të gatshme, kjo marrëveshje mund të përmbyllet brenda javësh, dhe do të çonte në normalizim të marrëdhënieve të të dyja vendeve.

Lajçak theksoi se dialogu është e ardhmja evropiane për Kosovën dhe Serbinë, dhe nëse s’do të ketë përparim në këtë proces, s’do të ketë as për anëtarësimin në BE.

“Nuk dua të flas specifikisht. Mirëpo një specifikë është qartazi anëtarësimi në BE dhe e ardhmja në BE, sepse kështu thuhet në një sërë dokumentesh evropiane se dialogu është  e ardhmja evropiane për Kosovën dhe Serbinë. Kjo do të thotë që nëse nuk ka përparim në dialog, nuk ka përparim në të ardhmen evropiane. Por kjo shkon përtej kësaj. Bashkësia ndërkombëtare po e gjykon realisht veprimin e partnerëve tanë, palëve tona duke marrë vendimet e tyre për bashkëpunimin e ardhshëm, për projektet e ardhshme, për programet e ardhshme”, ka shtuar Lajçak në Kanal10.

Ai tha se BE-ja ka parashikuar që me fillim të pranverës së vitit të ardhshëm të ftojë palën kosovare dhe atë serbe në dy takime të përbashkëta.

“Grupi fillestar i normalizimit është formati ynë i veçantë, në të cilin ne informojmë shtetet anëtare për ecurinë e dialogut,  për koston e këtij progresi të veçantë në dialog. Kjo është për shkak se Serbia është tashmë në procesin e negociatave të anëtarësimit. Dhe për Serbinë, kapitulli 35 është kapitulli për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, prandaj është procesi i anëtarësimit, Kosova nuk është ende në procesin e anëtarësimit, prandaj është krijuar ky komitet special”, ka shtuar Lajçak në Politiko në Kanal10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.