Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Lajçak sot në Beograd për përgatitjen e takimit të kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë

Gazeta10
10 September 2024 - 9:23

Emisari evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak do të qëndrojë sot për vizitë në Beograd.

Në kryeqendrën serbe, ai do të pritet nga presidenti i këtij vendi, Aleksandar Vuçiq.

Takimi mes tyre do të mbahet në orën 10:00.

Lajçak të hënën njoftoi se pas Prishtinës do të vizitojë Beogradin, për të përgatitur takimin e radhës në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve në nivel kryenegociatorësh.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.