Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Lajçak tregon çka u bisedua në takimin tre palësh në Bruksel

Gazeta10
19 March 2024 - 18:57

I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka pritur sot në Bruksel zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, si dhe përfaqësuesin serb, Petar Petkoviq.

Gjatë ditës pati takime bilaterale, për të përfunduar me takimin e përbashkët të të tri palëve, takim ky që zgjati pothuajse katër orë.

Pas përfundimit të takimit, Lajçak tha se sot nuk u arrit ndonjë marrëveshje, vetëm pajtueshmëria e palëve që të mbahet një tjetër takim ditën e hënë.

“Prita dy kryenegociatorët për të diskutuar zbatimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit dhe çështje të tjera, përfshirë dhe ndikimi i vendimit në operimet me para. Ne ramë dakord që të vazhdojmë me këtë çështje të hënën e ardhshme, ndërsa Marrëveshja do të duhet të adresohet nga liderët” shkroi Lajçak në profilin e tij zyrtar në platformën “X”./Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.