Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Lajçak tregon se çka diskutoi me serbët e Kosovës 

Gazeta10
25 August 2022 - 17:02

Miroslav Lajçak – Përfaqësuesi i BE-së për Dialogun Kosovë – Serbi, bashkë me emisarin amerikan, Gabriel Escobar, sot është takuar me serbët e Kosovës, para se të nisej për në Beograd. 

Lajçak për këtë takim ka shkruar edhe në Twitter, ku ka thënë se me ta ka diskutuar për ngjarjet e zhvilluara së fundmi, transmeton Gazeta10. 

Para se ta lija Kosovën, sot, u takova me përfaqësuesit e komunitetit serb të Kosovës për të dëgjuar prej tyre rreth zhvillimeve të fundit dhe tensioneve në veri të Kosovës”, ka shkruar ai. 

Lajçak bashkë me emisarin amerikan Gabriel Escobar, pas takimeve të zhvilluara me liderët e vendit, udhëtuan për në Beograd ku do të takohen me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq./Gazeta10 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.