
Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, sot do ta vizitojë Serbinë dhe do të takohet me presidentin e këtij vendi, Aleksandër Vuçiq, raporton Gazeta10.
Lajçak, ditë më parë e konfirmoi në një intervistë të dhënë për Kanal10, se javën që vjen do të qëndrojë për vizita në Kosovë dhe Serbi për t’u siguruar që të dyja vendet po respektojnë marrëveshjen për targa por edhe për të parë hapat e ardhshëm lidhur me planin franko-gjerman.
Sipas mediave serbe Lajçak arrin në Serbi në orën në orën 11:00.
Emisari i BE-së ka thënë në intervistën e tij për Kanal 10 se do ta vizitoj edhe Kosovën, por Zyra e Kryeministrit Kurti nuk ka lajmëruar ende asgjë për këtë vizitë./Gazeta10