Lajme

Lajçaku e nis vitin me vizitë në Amerikë, takon Kasanofin

Gazeta10
06 Janar 2025 - 21:38

Misioni i parë për këtë vit, emisarin evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçakun, e dërgoi në Amerikë.

Këtë e ka bërë të ditur vetë ai përmes një postimi në rrjetin social “X”.

Ai tregoi se atje ka zhvilluar një takim me zëvendësndihmës Sekretarin amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof.

“Misioni im i parë në 2025 më çoi në Amerikë. Në Uashington DC, pata një diskutim gjithëpërfshirës mbi Ballkanin Perëndimor me zëvendësndihmës Sekretarin amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor Alexander Kasanof. Jam krenar për bashkëpunimin e shkëlqyer mes Bashkimit Evropian dhe ShBA-së gjatë gjithë mandatit tim”, ka shkruar Lajçaku.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.