
Liverpooli do të mbetet pa futbollistin Harvey Elliot deri në fund të muajit tetor.
Reprezentuesi anglez ka pësuar një lëndim dhe nuk do të jetë në dispozicionin e Arne Slot deri në fund të muajit të ardhshëm.
Mesfushori është aktivizuar vetëm në një ndeshje deri më tani në Premierligë.
Liverpooli ka një ecuri perfekte deri më tani nën drejtimin e trajnerit të ri, Arne Slot, ku ka fituar tri xhirot e para në elitën e futbollit anglez.