
Në Kuvendin e Kosovës ku ndodhi një përleshje në mes deputetëve të pozitës dhe atyre të opozitës ku për këtë ka reaguar edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
Ajo ka thënë se përdorimi i dhunës fizike si mjet për t’i adresuar pakënaqësitë, dallimet apo mosmarrëveshjet politike është dëmi më i madh që mund t’u bëhet institucioneve që janë ndërtuar me aq shumë mund e sakrificë,.
“Kuvendi është gurthemeli i shoqërisë sonë demokratike, ku zëra të ndryshëm bashkohen për t’i përfaqësuar interesat e qytetarëve, ndaj dhuna nuk ka vend në tempullin e demokracisë dhe nuk mund të shndërrohet në mjet politikDuhet ta riafirmojmë përkushtimin tonë ndaj demokracisë, mendimit ndryshe, sikurse edhe respektit të ndërsjellë, duke u mbështetur në sundimin dhe respektimin e ligjit”, shtoi më tej Osmani.