
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka njoftuar se janë ekzekutuar pensionet me 100 euro shtesë, raporton Gazeta10.
Murati ka thënë se nga kjo shumë mbështetëse kanë përfituar 223 mijë pensionmarrës.
Tutje, ai ka thënë se kjo është faza e tretë e mbështetjes qeveritare për këtë kategori.
“Për një shtet për të gjithë” ka thënë Murati.
Këtu keni statusin e plotë:
“Kam kënaqësinë t’ju njoftoj se sot është bërë edhe pagesa e pensioneve bashkë me shtesën e njëhershme prej 100 euro për muajin tetor, nga e cila kanë përfituar 233 mijë pensionmarrës që janë kualifikuar.
Kjo përbën shtesën e tretë brenda 12 muajve të fundit që si qeveri kemi bërë për të mbështetur pensionmarrësit – në nëntor të vitit të kaluar, në prill të këtij viti, dhe tani, në tetor.
300 euro më shumë për secilin pensionmarrës brenda një viti, nënkupton:
25% më shumë mbi pensionin bazik,
9.4%-13.7% më shumë mbi pensionin kontributpagues, dhe
6%-25% për kategoritë tjera të pensioneve.
Për një shtet për të gjithë!”, ka shkruar Murati në llogarinë e tij në Facebook. / Gazeta10