Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Lajmi i fundit: Ermal Krasniqi ftohet nga Alain Giresse

Gazeta10
19 March 2023 - 22:42

Emisioni “Kampionët” po vazhdon edhe këtë javë, me të ftuar në studio dy analistët e përhershëm, Faruk Statovci e Bekim Isufi, së bashku me dy të ftuarit tjerë, Muhamet Dragusha e Taulant Dajaku.

Gjatë diskutimit në emision për listën e Kosovës, është bërë e ditur se Ermal Krasniqi është ftuar nga Alain Giresse për ndeshjet e marsit.

Sipas Telegrafit, ish-lojtari i Ballkanit do të zëvendësojë Elbasan Rashanin, i cili po vuan nga një lëndim.

Kosova i zhvillon dy ndeshje gjatë marsit, njërën me 25 mars ndaj Izraelit, ndërsa tjetrën me 28 mars ndaj Andorrës.

Këto janë ndeshjet e para që “Dardanët” i zhvillojnë për kualifikueset për EURO “Gjermania 2024”.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.