Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Tërhiqet Kurti, prezanton zgjidhjen e re për afatin e targave

Gazeta10
28 Tetor 2022 - 17:30

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar një zgjidhje të re për afatin e konvertimit të targave, raporton Gazeta10.

Kurti ka thënë se për çdo dy muaj do të ketë afate shtesë dhe mjetet të ndryshme të qortimit dhe sanksioneve.

Ai ka thënë se kjo është bërë pas diskutimeve të brendshme dhe me organet e sigurisë.

“Ne kemi zhvilluar diskutime edhe të brendshme edhe me ministrine e linjës dhe me organet e tjera të sigurisë edhe kemi ardhur në përfundim që të sjellim për propozim një vendim i cili bën sekuestim dhe shkallëzim të sanksioneve me rastin e zbatimit të këtij vendimi”, ka thënë Kurti.

Tutje, ai ka shpjeguar faza-faza këtë propozim.

“Më konkretisht për tri javë duke filluar nga data 1 nëntor deri më datën 21 nëntor masa do të jetë ajo e qortimit pastaj nga 21 nëntori për dy muaj, deri më 21 janar do të jetë masa e gjobitjes dhe më pastaj nga 21 janari do të kemi targa provuese për dy muaj të tjerë, pas së cilës datë më 21 prill nuk mund të ketë sepse nuk mund të lejohet targat të tjera”, ka thënë Kurti. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.