
Një i ri ka mbetur i vrarë mbrëmjen e sotme pas disa të shtënave me armë zjarri në Vlorë.
Raportohet se ngjarja ka ndodhur pranë Poliklinikës së qytetit, ndërsa viktima është një 23-vjeçar me inicialet B.S.
Sipas burimeve për Top Channel, banesa e tij më herët është sulmuar me eksploziv.