Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Lansohet Protokolli Shtetëror për Trajtimin e Rasteve të Dhunës Seksuale

Gazeta10
05 December 2022 - 12:09

Është lansuar sot Protokolli Shtetëror për Trajtimin e Rasteve të Dhunës Seksuale,  ku kryeministri Albin Kurti ka thënë se jo rrallëherë sistemi i drejtësisë ka pësuar nga brishtësia e vet.

Me miratimin e këtij protokolli, shefi i ekzekutivit theksoi se përpilimi i protokollit mundëson dhe lehtëson  punën për ta eliminuar dhunën seksuale ndaj grave, raporton Gazeta10

“E rëndësishme është që pavarësisht se cili institucion merr vesh i pari i rastit, trajton rastin. Nuk mund të lejohen papërgjegjësi të tilla ku institucionet i hedhin njëra-tjetrës fajin. Shpeshherë në rastet e paraqitura, institucionet nuk i kanë kryer e zbatuar obligimet ligjore. Në raste të këtilla, dhunuesit dhe abuzuesit nuk i kanë marrë dënimet e merituara”, ka thënë Kurti.

Sipas tij, kryerësit e veprave duhet të marrin dënime meritore dhe se kjo është betejë që u takon të gjithëve.

Kurti shtoi se viktimave u takon përkrahja institucionale, shëndetësore e psikologjike.

Ndërkaq, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu tha se protokolli shtetëror për trajtimin e rasteve të dhunës seksuale është një nga dokumentet më të rëndësishme që ka hartuar Ministria e Drejtësisë.

“Të dhënat tregojnë që ka një numër të madh të rritjes së dhunimeve seksuale. Nga viti 2019 deri në vitin 2021, janë 311 raste të ekzaminimit të mjekësisë ligjore”, tha Haxhiu./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.