Gazeta10

Latifi thotë se Serbët në Kosovë nuk e njohin shtetin e Kosovës që i trajton kaq mirë

Analisti politik, Blerim Latifi, ka thënë se serbët në Kosovë nuk e njohin shtetin e Kosovës pavarëisht se i trajton kaq mirë, raporton Gazeta10.

Latifi ka thënë se ata nuk duan të jetojnë si pakicë etnike sepse Kosovën e shohin si një krijesë të përkohëshme.

Tutje, Latifi, ka kritikuar edhe qasjen liberale ndaj tyre duke e quajtur të kotë atë përpjekje që pretendon se me zgjerimin e të drejtave mund të rritet integrimi.

Latifi, ka përmendur edhe tri ide që sipas tij qëndrojnë në horizontin e tyre dhe për të cilat ka thënë se nuk ka njeri në Prishtinë që mund t’i shtyjë përpara.

Analisti Latifi ka thënë se situata do të mbetet në nivelin e një konflikti të ngrirë.

Këtu keni statusin e plotë:

“I kanë të gjitha të drejtat, si asnjë pakicë tjetër në botën demokratike. Gjuha e tyre është gjuhë zyrtare e Kosovës, por përsëri serbët e Kosovës janë të pakënaqur. Nuk e njohin shtetin që i trajton kaq mirë.

Pse?

Është krejt e qartë: nuk duan të jetojnë si pakicë etnike në një shtet shqiptar, të cilin e shohin si krijesë të përkohshme.

Nuk duan të jetojnë si pakicë në një territor të cilin e përfytyrojnë si thelbin historik të identitetit kombëtar serb.

Nuk duan të jetojnë si pakicë aty ku besojnë se në një të ardhme tjetër do të jenë shumicë. Fëmijët serbë ende sot mësojnë në shkolla se një ditë Serbia do ta rimarrë përsëri Kosovën.

Doktrinat e nacionalizmit serb për ta janë më të sakta se ekuacionet matematikore, prandaj është e kotë të përpiqesh t’i bindësh për të ndërruar qëndrim.

E kotë është edhe qasja liberale që konsideron se lojaliteti sigurohet duke ua zgjeruar të drejtat qytetare dhe rritur mundësitë ekonomike.

Edhe më e kotë është përpjekja për t’i përfshi ata brenda konceptit të një kombi multietnik kosovar.

Në horizontin e mendimit të tyre ekzistojnë vetëm tri ide: rikthimi i Kosovës nën Serbi, Asociacioni, si njëlloj njësie autonome brenda Kosovës dhe e treta ndarja e një pjese të Kosovës dhe bashkimi i saj me Serbinë.

Natyrisht, në Prishtinë nuk mund të gjesh njeri i cili do të pranonte të ulej për t’i diskutuar këto ide.

Kështu gjendja do të vazhdojë të jetë realisht gjendja e një konflikti të ngrirë.

Duke mos qenë në gjendje të imponojë një zgjidhje të tij, Perëndimit do të vazhdojë që, përmes prezencës ushtarake dhe dialogut të kotë në Bruksel, të kujdeset që ky konflikt i ngrirë të mos shkrihet.

Në këtë kontekst armët do të heshtin, por gojët do të vazhdojnë të flasin për to. Sidomos ato në Beograd”, ka shkruar Latifi në llogarinë e tij në Facebook. / Gazeta10.

NË FOKUS

1200x-1
Kina akuzon Avdullah Hotin dhe disa deputetë se “ia shkelën sovranitetin territorial”
Sadiku
Sadiku LIVE nga Ohri: Janë shtensionuar tonet një ditë para takimit Kurti -Vuçiq
VV
Pas Haki Abazit, nga nesër një tjetër deputet largohet nga Vetëvendosje
FB_IMG_1679334303304-780x439
U bë virale në rrjetet sociale, flet zëdhënësja e “KRU Prishtina”, e cila me laps e letër ftoi konsumatorët ta shkarkojnë aplikacionin
337522536_775644390325669_3041257559273154626_n
Agim Ademit i përkeqësohet gjendja pas ndalimit policor (Video)
auto_termet1575464846
Turqia goditet sërish nga tërmeti
334008920_531380679046034_8825385847378123831_n1679149566
Sërish pauzë në bisedimet Kurti – Vuçiq 
ssssss
Çerkini: 67 herë kam shku në Merdare me kqyrë a është djali jem, a çika jem - Kurrë hallall mos ju qoftë