Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Laura Fazliu renditet e shtata në botërorin e xhudos

Gazeta10
10 May 2023 - 16:33

Laura Fazliu është renditur në vendin e shtatë në Kampionatin Botëror të xhudos që po mbahet në Doha të Katarit.

Kësisoj, xhudistja nga Mitrovica ka mbetur pa medalje në këtë kampionatin.

Fazliu u eliminua në çerekfinale nga xhudistja sllovene, Andreja Leshki, e më pas nuk arriti të ngjitej në podium as nëpërmjet repesazhit.

22-vjeçarja e nisi mjaft mirë rrugëtimin në këtë kampionat, ku arriti tri fitore radhazi.

Në ndeshjen e parë ajo mposhti me Ippon xhudisten Nadia Guimendego, e më pas eliminoi edhe xhudisten kroaten, Iva Oberan.

Në raundin e tretë të kategorisë deri 63 kilogramë, Laura e mposhti brazilianen me përvojë Ketleyn Quadros, për të kaluar në çerekfinale.

Me këtë humbje, Fazliu i bashkohet xhudistëve të tjera kosovarë që nuk arritën të ngjiteshin në podium në Botëror.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.