Kontaktoni

info@gazeta10.com

Uncategorized

LDK organizon tryezë për projektbuxhetin, Hoti: Menaxhimi i buxheteve nga kjo Qeveri s’po lë shenjë në ekonomi

Gazeta10
14 November 2023 - 17:23

Lidhja Demokratike e Kosovës do të organizojë nesër një tryezë diskutimi për projektbuxhetin e vitit 2024.

Të ftuar në tryezë janë odat ekonomike, sindikatat, shoqëria civile dhe ekspertë të ekonomisë kurse ngjarja nisë prej 14:00.

Deputeti i kësaj partie, Avdullah Hoti, ka thënë se Qeveria Kurti nuk po di si t’i menaxhojë buxhetet.

“Me buxhetin e vitit 2024, kjo qeveri ka menaxhuar katër buxhete vjetore, në vlerë prej mbi 11 miliardë euro dhe nuk lanë asnjë shenjë në ekonomi”, ka shkruar ai në Facebook.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.