Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

LDK prezanton Exit Poll-in e saj, Mustafa: Jam i bindur që Lumir Abdixhiku do të jetë kryeministër i ardhshëm i Kosovës

Gazeta10
09 February 2025 - 20:19

Zëdhënësi i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besian Mustafa, ka deklaruar se subjekti politik që përfaqëson ka realizuar një exit poll me 80 mijë respodentë.

Mustafa ka thënë se rezultatet e exit poll-it e nxjerrin LVV’në 34 për qind, kurse LDK’ja është partia e dytë me 24 për qind.

Rezultati i exit pollit të LDK’së nxjerr PDK’në si partinë e tretë.

“Rezulton që LVV ka dalë në 34 për qind LDK 24 për qind, ndërkaq PDK 22 për qind. Ajo çfarë është e rëndësishme të thuhet është se LDK ka dyfishim të rezultatit, pa llogaritur këtu votat nga diaspora, ku presim rritje deri në tri përqindje. I bëjmë thirjre komisionerëve në mbrojtjen e votës.

LDK ka realizuar një exit poll me 80 mijë respodentë, exit poll më i madh, ku LDK rezulton që së paku të ketë dyfishuar rezultatin. Sa i përket diasporës, do të ketë minimumi një rritje dy deri në tri pikë të përqindjes”, ka thënë ndër të tjera Mustafa.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
04 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.