Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

LDK të shtunën pritet të zgjedh kryesinë e re

Gazeta10
08 Dhjetor 2023 - 16:44

Lidhja Demokratike e Kosovës më 9 dhjetor do të mbajë mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, nga ku pritet edhe të zgjedhet kryesia e re e partisë.

 Siç njofton LDK, mediat do të kenë mundësi që të ndjekin fjalën hyrëse të kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, dhe më pas duhet të lirojnë sallën që Këshilli të vazhdojë punimet.

“Mediet do të mund ta ndjekin fjalën hyrëse të kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Dr. Lumir Abdixhiku më pas do ta lirojnë sallën, në mënyrë që Këshilli të vazhdojë me punimet”, thuhet në njoftim.

Pas këtij takimi, kryetari i LDK-së do të mbajë një konferencë për media.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.