Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Legjenda franceze kundër VAR: Po vret futbollin, vonohet në vendime!

Gazeta10
30 September 2022 - 13:11

Nuk rreshtin së përfunduari diskutimet në lidhje me implentimin e VAR-it në futboll. Me anë të teknologjisë, arbitrat marrin një ndihmë për të marrë vendimet e duhura, megjithatë mënyra e ndërhyrjes së VAR lë ende për të dëshiruar dhe mbi të gjitha vonesat në vendime shkaktojnë një kaos në fushë me lojtarët që nuk dinë si të reagojnë.

Së fundmi, kundër VAR del hapur edhe legjenda franceze, Thierry Henry i cili thekson se teknologjia po vret futbollin.

“VAR është duke vrarë kënaqësinë për futbollin, nuk është mjaftueshëm i shpejtë në marrjen e vendimeve. Pasi lojtari shënon gol, nuk di nëse duhet të festojë apo jo. Në futboll më duket se teknologjia është ende prapa, kemi shumë për të mësuar”, tha Henry.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.