Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Legjenda holandeze, Wesley Sneijder: “EURO 2024” – befasia e madhe Shqipëria

Gazeta10
02 December 2023 - 15:31

Në Gjermani janë mbledhur disa nga emrat më të njohur të futbollit botëror për shortin e Euro 2024, që do të hidhet sot nga ora 18:00.

Në mesin e tyre është edhe legjenda holandeze, Wesley Sneijder, i cili ka dhënë disa prognoza për ecurinë e Euro 2024.

Sipas tij lojtar më i mirë do të jetë Kylian Mbappe, ndërsa top shënues sipas tij do të jetë Harry Kane.

Lojtari më i mirë i ri Jude Bellingham, ndërsa finalja do të luhet mes Anglisë dhe Francës, sipas Sneijder.

Kur u pyet për befasinë në Euro 2024, holandezi që luajti për Real Madridin, Ajaxin, Interin dhe Galatasayn zgjodhi emrin e Shqipërisë.

Kuqezinjtë e Sylvinhos konsiderohen nga shumë njohës të futbollit si ekip i fortë dhe që do të mund t’i prishin punë çdo ekipi të madh. 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.