Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Leipzigu do ta mbajë Simonsin

Gazeta10
25 September 2023 - 17:18

Mesfushori Xavi Simons do të mbetet pjesë e Leipzigut edhe përtej këtij edicioni. “Bild” shkruan të hënën se Leipzigu po tenton ta mbajë holandezin edhe për edicionin e ardhshëm, pasi tashmë ka nisur negociatat me PSG-në.

Simons është huazuar për një vit tek ekipi gjerman, i cili po kërkon ta huazojë edhe për një vit tjetër, me detyrim të blerjes në vitin 2024. Leipzigu e ka opsionin e blerjes së 20-vjeçarit për 40 milionë euro verën e ardhshme, opsion të cilin nuk do ta shfrytëzojë.

Simons ka treguar paraqitje të mira me fanellën e Leipzigut, ku ka shënuar 3 gola dhe ka bërë 5 asistime në 7 paraqitje në të gjitha garat. Edicionin e shkuar, ai ishte i huazuar te PSV Eindhoveni, ndërsa me Parisin ka kontratë deri në vitin 2027.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.