Kontaktoni

info@gazeta10.com

Kronika e Zeze

Goditet me mjete të forta një i mitur – policia interviston një person

Gazeta10
15 December 2024 - 20:44

Flora Ahmeti, zëdhënëse në policinë rajonale të Prishtinës ka konfirmuar për media se një i mitur është goditur me mjete të forta sonte rreth orës 18:00 në rrugën “Besa Besë” në Fushë Kosovë.

Lidhur me rastin, ajo tha se po intervistohet një person që dyshohet se ishte përfshirë në rast.

Njoftimi i plotë i saj:

Sot rreth orës 18:00, kemi marrë informatën për një lëndim trupor në rrugën “Besa Besë” në Fushë Kosovë. Bazuar në të dhënat fillestare, dyshohet se në këtë rast nga mjete të forta është lënduar një person (i mitur). I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti. Aktualisht nga policia po intervistohet një person i cili dyshohet se ka qenë i përfshirë në rast.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.