
Mesfushori defansiv i Dukagjinit, Met Millaku, ka pësuar një lëndim gjatë seancës së fundit stërvitore.
Millaku ka pësuar lëndim të rëndë në klavikulë dhe është vendosur që lojtari t’i nënshtrohet një operacioni.
“Për shkak të natyrës së lëndimit, mjekët vendosën se ishte e nevojshme që lojtari ynë t’i nënshtrohet operimit. Millaku e ka kaluar me sukses operacionin dhe pas disa muajsh presim që të rikthehet për të na ndihmuar në arritjen e objektivave”, shkruhet në njofitmin e klubit nga Klina.
26-vjeçari ishte transferuar te skuadra e Ismet Munishit nga Drenica gjatë afatit kalimtar të verës derisa më herët ai ka qenë pjesë e skuadrës nga Drenasi, Feronikeli.
Mungesa e tij pritet ti kushtoj skuadrës së Dukagjinit, skuadër që kjo këtë stinor udhëhiqet nga trajneri Ismet Munishi.
Pas 12 ndeshjeve të zhvilluara këtë stinor, Dukagjini renditet në pozitën e shtatë në Superligën e Kosovës me 14 pikë të grumbulluara.