
Ishte njëri nga transferimet më të bujshme të Manchester United në merkaton e verës, por ende nuk ka debutuar me ekipin në ndeshje zyrtare.
Leny Yoro kishte pësuar një lëndim të rëndë gjatë verës dhe tani është në fazën finale të rikuperimit.
Mediat në Angli raportojnë se mbrojtjësi francez pritet të jetë i gatshëm në ndeshjen kundër Arsenalit që luhet më katër dhjetor.
Ekziston mundësia që Yoro të rikthehet edhe më herët, por stafi i klubit nuk dëshiron të rrezikojë për faktin se ai është përballur me një lëndim jo të lehtë.
Manchester United e transferoi mbrojtësin 19-vjeçar në Lille, për shumën e 62 milionë eurove.
Ai ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare me Unitedin, që e mban atë në “Old Trafford” deri në qershor të vitit 2029.
Manchester United nuk po kalon në formë aspak të mirë në Premierligë këtë edicion, pasi renditen në pozitën e 13-të në tabelë.