Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“Lidhja e Serbisë me Rusinë qesharake” / Kurti dhe Osmani në SHBA shkaktojnë përplasje në Politiko

Gazeta10
09 Korrik 2024 - 22:17

Vizita e presidentes së vendit, Vjosa osmani në ShBA e cila sot mes tjerash, takoi sekretarin amerikan Blinken dhe pjesmarrja e kryeminsitrit të vendit, Albin Kurti në televizionin CNN ngjallën debat mes panelistëve të emisionit Politiko me Kushtrim Sadikun në Kanal 10.

Kjo pasi për gazetarin serb, Bratislav Kërstiq, intervista e Kurtit dhe përmendja e lidhjes së Serbisë me Rusinë ishte propagandë qesharake.

“Për mua deklarata e z.Kurti ke tepër qesharake krejt lidhja e Serbisë, e Rusisë”, deklaroi Kërstiq..

“Sipas teje, s’paska lidhje Serbia me Rusinë”,pyeti analisti Gashi.

“Regjimi i Aleksandër Vuçiq në vitin 2016 e ka nënshkruar marrëveshjen me NATO, e quajtur IPO ose SOFA,e çka është brenda marrëveshje, që secili ushtar i NATO-së pa paraljmërim e ka të drjetën e kalimit territorin e serbisë, i armatosur e çka na shpejgon ajo në gjuhën Shqipe”, deklaroi Kërstiq.

Për të, marrveshja e vitit 2016 ishte garantues për pozitën zyrtare të shtetit serb.

“Ajo marrvëeshje ëhstë pozita zyrtare e Serbisë,e me e lidh Serbinë me Rusinë, çka është kjo propaganda qesharake”, tha ai.
Mirëpo kjo u kundërshtua nga analisti Gashi, pasi sipas mjafton mendje e shëndosh të dihet raporti mes shtetit rus dhe atij serb.

“Është qesharake sepse është e kot, një mendjeje të shëndosh nuk i duhet kohë me kuptu që Rusia gjëgjësisht Serbia është sateliti i vogël i Rusisë”, përfundoi Gashi. /Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.