Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Liga e Kampionëve: Milani përballë Napolit, Reali e pret Chelsean

Gazeta10
12 April 2023 - 17:54

Sonte janë në orar për t’u zhvilluar dy ndeshje në kuadër të ndeshjeve të para të Ligës së Kampionëve, në fazën çerekfinale.

Pas ndeshjeve të së martës, ku Interi fitoi 2-0 në udhëtim te Benfika dhe Manchester City triumfoi 3-0 ndaj Bayern Munich, tani radha është te dy çiftet tjera.

Në ndeshjen e parë, Milani e pret Napolin në një përballje krejtësisht italiane, e cila pritet të zhvillohet në stadiumin “San Siro”.

Milani ka tri fitore, Napoli tri tjera dhe dy ndeshje janë mbyllur me barazim në tetë përballjet e fundit ndërmjet këtyre dy skuadrave.

Napoli ka vetëm një humbje në 10 ndeshjet e fundit në të gjitha garat.

Në anën tjetër, përballja tjetër është ajo në mes të Real Madridit dhe Chelseat, e cila do të zhvillohet në “Santiago Bernabeu”.

Në katër ndeshjen e fundit në Ligën e Kampionëve, Chelsea ka dy fitore, Real Madridi një dhe një ndeshje është mbyllur baras.

Në katër ndeshjet e fundit mes dy skuadrave në Ligën e Kampionëve janë shënuar së paku dy gola.

Chelsea ka vetëm një fitore në pesë ndeshjet e fundit në të gjitha garat.

Real Madridi ka tri fitore dhe dy humbje në pesë ndeshjet e fundit në të gjitha garat.

Te madrilenët në këtë ndeshje pritet të mungojë Ferland Mendy, derisa te londinezët mungesat janë të shumta duke filluar nga Armando Broja, Ngolo Kante, Thiago Silva e Mason Mount.

Të dy këto takime janë paraparë të zhvillohet me fillim nga ora 21:00.

Ndeshjet kthyese janë përcaktuar të luhen javën e ardhshme, apo më saktësisht më 18 prill.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.