Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Liria dhe Xhengis Rexhpi ndajnë rrugët

Gazeta10
13 Qershor 2023 - 13:25

Xhengis Rexhepi nuk do të jetë më shef i shtabit teknik te skuadra e Lirisë.

Kontrata e trajnerit nga Tetova me Lirinë ka përfunduar në përfundim të sezonit, ndërsa të dyja palët kanë rënë dakord që të mos vazhdojnë bashkëpunimin.

Njoftimin për largimin e Rexhepit, klubi prizrenas e ka bërë të ditur përmes një njoftimi në rrjetet sociale.

“Me inkuadrimin në Superligë, Liria dhe trajneri Xhengis Rexhepi, kan ndarë rrugët. Kontrata e klubit me trajnerin, ka qenë deri në përfundim të stinorit, që zyrtarët e vlerësojnë të suksesëshëm. Klubi, e falenderon për punën profesionale dhe suksesin e arritur. Po ndahemi me marrëveshje të dyanshme, dhe me bindjen që kjo nuk është lamtumirë. Dera për trajnerin Xhengis Rexhepi , do të jetë e hapur gjithmonë, thonë drejtues të Lirisë. Klubi i dëshiron suksese në vazhdim, duke e falenderuar në emër të tifozëve e adhuruesve anë e kënd, për punën dhe suksesin e treguar”, thuhet në njoftimin e klubit.

Rexhepi e mori drejtimin e Lirisë në filim të sezonit dhe arriti që ta rikthejë këtë skuadër në Superligën e Kosovës pas katër viteve.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.