Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Liria ndahet me trajnerin Mirsad Jonuz

Gazeta10
31 January 2024 - 15:29

Aventura e trajnerit Mirsad Jonuz ishte e shkurtër në krye të skuadrës së Lirisë. Ekipi nga Prizreni ka njoftuar të mërkurën se Jonuz më nuk do të jetë në krye të ekipit.

Në njoftimin e klubit, thuhet se palët kanë ndërprerë bashkëpunimin dhe pasardhësi i Jonuzit pritet të zyrtarizohet së shpejti.

Liria e ka ndërprerë kontratën me marrëveshje të dyanshme me trajnerin Mirsad Jonuz. Klubi e falënderon trajnerin për punën dhe i dëshiron suksese në të ardhmen”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Lirisë.

Jonuz mori drejtimin e Lirisë para dy muajve, duke e zëvendësuar në këtë post turkun Nedim Yigit.

Përkundër ndryshimeve në shtabin teknik të klubit, Liria pjesën e parë të këtij edicioni e ka përfunduar në pozitën e fundit në Superligë me vetëm nëntë pikë të mbledhura pas 18 ndeshjeve të luajtura.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.