Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

“Liridona Ademaj u qëllua me plumb në qafë”, detajet e gjykatës për rastin makabër

Gazeta10
03 December 2023 - 13:20

Gjykata Themelore e Prishtinës ka dhënë detaje për rastin e tmerrshëm të vrasjes së Liridona Ademajt.

Në vendim thuhet se e ndjera është goditur me plumb në qafë, me armën të cilën bashkëshorti i saj Naim Murseli, ia kishte dhënë dorasit, raporton gazeta10.

Njoftimi:

Derisa i pandehuri N.M ishte duke lëvizur me veturën e tij, në të cilën kanë qenë e ndjera L.M dhe dy fëmijët e tyre, papritmas ka dalë para veturës i pandehuri G.P me maskë në kokë dhe revole në dorë, ku sipas marrëveshjes paraprake i pandehuri N.M me fëmijët kishin dalë nga vetura dhe ishte larguar nga vendi i ngjarjes kinse për të ikur, ndërsa në veturë kishte mbetur tani e ndjera, të cilën i pandehuri G.P e kishte qëlluar nga afërsia me një plumb në qafë dhe si pasojë e plagës vdekjeprurëse, e ndjera L.M kishte ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa për këto veprime i pandehuri N.M, paraprakisht i kishte premtuar të pandehurit G.P shumën e të hollave prej 30,000.00 €. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
04 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.