
Familja Murtezi është një nga ato familjet që në vitet e 90-ta, atëherë kur Kosova ishte shkatërruar nga lufta vendosi të largohej drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikësn.
Mirëpo menjëhrë pas përfundimit të luftës kjo familje vendosi të rikthhej në vendlindje, ku në vitin 2001 lindi edhe Lirion Murtezi një ndër futbollistët më të ardhme të ndritur në futbollin amerikan.
Lirioni së bashku me familjen e tij vendosën që të rikthehen sërish në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, më saktësisht në zonën e Pitsburgut.
Duke u ambientuar me jetën në amerikë, Lirioni filloi të pëlqente edhe futbollin amerikan, një sport që nuk e njihte para se të vinte në Amerikë.
Ai filloi të merrej me këtë sport qysh në klasën e shtatë, dhe ishte një nga dy nxënësit që menjëherë u bë pjesë e ekipit universitar.
Në vitin 2017, Lirioni bën debutimin e tij me shkollën e Marinës, dhe në vizitin e tij të parë në stadiumin “Anapolis” pa emrin e vendlindjës së tij me shkronja të mëdha brenda këtij tempulli.
Që kur u bë pjesë e Akademisë Detare në vitin 2020, Murtezi ka treguar performacë të lartë. Ai në vitin 2021 i nisi tri ndeshje nga fillimi para se të lëndohej, ndërsa në vitin 2022 shihet si një nga më premtuesit në skuadrën e tij.
Si një i ri në Akademinë Detare, Lirion Murtezi, i cili tanimë është një shtetas amerikan i natyralizuar, ka synime të mëdha si brenda edhe jashtë shtetit.
Padyshim 22-vjeçari dëshiron t’i kthejë atë që shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dhënë familjes së tij derisa ëndrra e Lirionit është pjesmarrja në NFL, ligën më të fortë në futbollin amerikan./Gazeta10/