Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Lirohen nga pagesa disa rrugë në Prishtinë

Gazeta10
01 Shtator 2022 - 15:54

Drejtori i Shërbimeve Publike në Prishtinë, Ilirik Musliu, përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se Drejtoria e Shërbimeve Publike në koordinim me Trafikun Urban, sot arritëm edhe një dakordim shtesë, raporton Gazeta10.

Sipas tij qytetarët e Trafikut Urban në rrugën “Muharrem Fejza” do të lirohen nga pagesa për dy stacionet e fundit, gjegjësisht nga shkolla “Pavarësia”, ndërsa për qytetarët e linjës 7C në stacionet e fundit, gjegjësisht nga “Stacioni i Autobusëve”.

“Nga pagesa për dy stacionet e fundit do të lirohen qytetarët udhëtar të Trafikut Urban, në rrugën “Muharrem Fejza”, gjegjësisht nga shkolla “Pavarësia”, ndërsa për qytetarët e linjës 7C në stacionet e fundit, gjegjësisht nga “Stacioni i Autobusëve” do të vlejë bileta e qytetarit që korrespondon me kohën e pagesës, përafërsisht 5 minuta me kohën e nisjes së autobusit – me autobusin e radhës”, tha Musliu.

Ai shton se ky lirim nga pagesa e dyfishtë, vije pas ankesave të shumta që i kemi pranuar nga qytetarët se po paguajnë dy herë biletë./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.