Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Lista Serbe e paditë ministrin Elbert Krasniqi dhe gazetarin Pleurat Salihu

Gazeta10
18 June 2023 - 17:34

Ish-kryetari i Leposaviqit, Zoran Todiç dhe ish-deputeti i Kosovës  Slavko Simiç, kanë ngritur një padi të përbashkët kundër gazetarit shqiptar,  Pleurat Salihu, me pretendimin se i njëjti ka bërë “akuza të rreme dhe të pabaza” lidhur me një sulm ndaj gazetarëve në Leposaviq që ndodhi këtë javë.

Kjo është bërë e ditur nga vetë Lista Serbe, përmes një komunikate, ku ata kanë thënë se do ta padisin edhe ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi me po të njëjtën akuzë, raporton Gazeta10.

“Shpallja e përfaqësuesve të Listës Serbe Zoran Todiq dhe Slavko Simiq Ish-kryetari i komunës së Leposaviqit, Zoran Todiq dhe anëtari i Kryesisë së Listës Serbe Slavko Simiq, sot së bashku me avokatin e tyre Nebojsha Vlajiq, kanë hartuar padi të përbashkët kundër punëtorit mediatik Pleurat Salihu. i cili në profilin e tij në Facebook dhe në disa media nga Prishtina i ka thirrur në mënyrë të rreme, pa asnjë bazë, dëshmi apo bazë, lidhur me sulmin ndaj gazetarëve në Leposaviq më 16 qershor”, thuhet në komunikatë.

Tutje, shpjegohet edhe arsyeja e padisë ndaj ministrit Krasniqi.

“Po ashtu, avokati i Todiqit dhe Simiqit do ta raportojë dhe padisë ministrin e qeverisjes Lokale në Qeverinë e Prishtinës, Elbert Krasniqi, për akuzat e rrejshme dhe të pabaza që i ka publikuar në llogarinë e tyre në rrjetet sociale dhe në disa media nga Prishtinës, duke i etiketuar rrejshëm si “udhëheqës grupesh kriminale”, sepse janë mbledhur bashkë me popullin për të protestuar paqësisht para ndërtesës së komunës së Leposaviqit”,  thuhet në komunikatën e Listës Serb.

Pak më parë, Gazeta10, raportoi se gazetari Pleurat Salihu paralajmëroi padi, ndaj anëtarit të Listës Serbe, Sllavko Simiq, pasi që i njëjti kishe nxitur sulmin ndaj gazetarëve shqiptarë që ndodhi të enjten në veri.

Salihu  së bashku me kolegët e tij gjatë këtij sulmi kishte pësuar disa lëndime, ku duhet theksuar thyerja e krahut.

Lista Serbe nuk është hera e parë që akuzohet për nxitje të sulmeve ndaj gazetarëve shqiptarë, por edhe për organizim të krejt trazirave në veri të vendit./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.