Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Listat e para për deputetë, Gashi përgëzon LDK-në: Kanë arritur të krijojnë një konsesus paraprak

Gazeta10
12 November 2024 - 20:48

“Kush (s)garon në këto zgjedhje?” është tema e së martës në ‘Politiko’ me Kushtrim Sadikun ndërsa të ftuar janë komentatorët politikë, Blerim Gashi, Shqipe Pantina, Fidan Rama, Adrian Çollaku dhe Fatime Hajdari.

Analisti politik, Blerim Gashi, teksa ka komentuar kandidatët të cilët po garojnë për zgjedhjet e shkurtit, e ka quajtur strategji të përcaktuar mospublikimin emrave nga Lëvizja Vetëvendosje.

Gashi ka përgëzuar guximin e LDK-së për të dalë e para me lista për deputetë.

“Është strategji e përcaktuar nga LVV që të presë deri në momentin e fundit të dalë me emra. Natyrisht që shpreson në atë që mund të quhet elementi i suprizës”, ka thënë Gashi.

Ndryshe, zgjedhjet parlamentare në Kosovë do të mbahen më 9 shkurt të vitit 2025. Këto do të jenë zgjedhjet e para të rregullta parlamentare që do të organizohen në Kosovë, që nga shpallja e pavarësisë më 2008. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.