Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Liverpooli favorit për të nënshkruar me mesfushorin argjentinas, Enzo Fernandez

Gazeta10
12 December 2022 - 16:02

Liverpooli është shumë afër transferimit të mesfushorit të kombëtares së Argjentinës, Enzo Fernandez.

Sipas raportimeve të fundit, ‘The Reds’ kanë arritur një marrëveshje para-kontraktuale me Enzon dhe ai në verën e ardhshme pritet të zbarkojë në ‘Anfield’.

Liverpooli po ka probleme të shumta në repartin e mesfushës dhe ata kërkojnë me patjetër përforcime në këtë repart.

Enzo Fernandez po shkëlqen në këtë Kampionat Botëror me kombëtaren e Argjentinës dhe është shndërruar në njërin nga mesfushorët kyç të kombëtares latino-amerikane.

21-vjeçari ka kontratë me Benfikën deri në vitin 2027 dhe vlera e tij në treg është rreth 35 milionë euro.

Ai erdhi te Benfika gjatë verës së kaluar nga skuadra argjentinase River Plate, për shumën e 12 milionë eurove.

Në pesë ndeshje të luajtura në Katar deri më tani, Enzo ka shënuar një gol dhe ka dhuruar një asistim.

Ndeshjen e ardhshme, Enzo e luan të martën  ku kombëtarja e tij luan ndaj Kroacisë, në gjysmëfinale të Botërorit.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.