
Mesfushori italian, Manuel Locatelli në afatin kalimtar veror mund të largohet nga Juventusi.
Siç raportojnë mediat italiane, Locatelli është njëri nga prioritetet kryesore të Liverpoolit për të përforcuar fazën ofanzive.
“The Reds” e pëlqejnë shumë mesfushorin italian dhe janë të gatshëm për ofrojnë rreth 35 milionë euro për shërbimet e tij.
Liverpooli në verë mund të largojë nga ekipi dy veteranët, Jordan Henderson dhe James Milner, ndërsa nga klubi pritet të largohen edhe dy mesfushorët e tjerë, Arthur Melo dhe Naby Keita.
Pas dëmimit që Juventusi mori me minus 15 pikë nga Federata Italiane e Futbollit do ta ketë të vështirë që sigurojë plasmanin në garat evropianë për edicionin e ardhshëm dhe shumë lojtarë pritet të largohen në verë nga “Zonja e Vjetër”.
Locatelli erdhi te Juventusi në vitin 2021 nga skuadra tjetër italiane Sassuolo, për shumën e 30 milionë eurove.
25-vjeçari ka kontratë me “Biankonerët” deri në vitin 2026 dhe vlera e tij në treg është rreth 30 milionë euro.