Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Uncategorized

Lladrovci thotë se deputetët e VV marrin mijëra euro shtesë për vete

Gazeta10
03 September 2022 - 14:17

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, me një postim në Facebook, ka reaguar pas konferencës që mbajtën Kryeministri Albin Kurti dhe Ministri Hekuran Murati, të cilët prezantuan një pako ndihmese për të përballuar inflacionin, raporton Gazeta10.

Ai akuzoi se deputetët e pozitës kanë marrur dhe marrin mijëra euro shtesë, e për mësimdhënësit japin leksione.

“A ishte dhe a është “Ligji si llastiku” edhe kur deputetët Tuaj merrnin e marrin mijëra euro shtesa, kurse japin “leksione” për mësimdhënësit dhe kërkesat e tyre të drejta duke përfshirë edhe atë për 100 euro shtesë, deri në miratimin e Ligjit të ri të pagave.”, tha ndër të tjera Lladrovci.

Postimi i plotë:

“Mirë që po dalin pagat punëtorëve, sepse, nuk bën ndryshe.

Punëtorët janë në hall se çfarë të bëjnë me këstet e kredive, me kërkesat familjare, të fëmijëve dhe prindërve të tyre. 

A ishte dhe a është “Ligji si llastiku” edhe kur deputetët Tuaj merrnin e marrin mijëra euro shtesa, kurse japin “leksione” për mësimdhënësit dhe kërkesat e tyre të drejta duke përfshirë edhe atë për 100 euro shtesë, deri në miratimin e Ligjit të ri të pagave. 

Ligji edhe mund të jetë si “llastiku”, por, para tij duhet të jenë të barabartë të gjithë. Përgjegjësitë ligjore duhet kryer. Llastiku nuk është mirë të tërhiqet shumë se këputet. 

Kush dëgjon më shumë, përfiton më shumë!”/Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.