Gazeta10

Llapi me fitore minimale ndaj Malishevës, mbanë gjallë shpresat për titull

Llapi ka fituar 1-0 në shtëpi ndaj Malishevës në kuadër të javës së 34-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Llapjanët rrezikuan qysh në minutën e katërt, por që goditje nuk ishte e saktë.

Në minutën e tetë, Malisheva rrezikoi me anë të Arbër Prezakit, mirëpo pa sukses.

Ergyn Ahmeti gjuajti në minutën e 15-të, por as kjo goditje nuk ishte e rrezikshme për mysafirët.

Në minutën e 37-të, Ahmed Januzi shënoi për 1-0, duke i dhënë epërsinë Llapit.

Edhe pjesa e dytë ishte me ritëm të lartë, me dy skuadrat që tentuat të shënonin, por pa sukses.

Llapi arriti të ruante epërsinë minimale, për të marrë tri pikë të mëdha në garën për titull.

Në anën tjetër, Malisheva synoi deri në sekondat e fundit të shënonte, por pa sukses.

Pas javës së 34-të, Llapi gjendet në vendin e dytë me 68 pikë, ndërsa Malisheva në të katërtin me 53 pikë.

NË FOKUS

pamjee
Pamje të rënda: Momenti kur të riun që u rrëmbye në Prishtinë, e hedhin nga vetura para Policisë
policii
Policja i dha fund jetës me armën e shërbimit – Arrestohet i dashuri, del mesazhi i fundit që i dërgoi 21-vjeçarja
ARTA-NITAJ
Arta Nitaj shtatzënë në pritje të fëmijës së parë
Kengetari-600x360-1
Vdes këngëtari i njohur në Shkup, detajet nga përleshja që la edhe të plagosur
hekuran_murati-600x360-1
Pilotimi i Skemës së Asistencës Sociale, ministri Murati del me sqarim pas pyetjeve të qytetarëve
poli
Pamje shqetësuese: Momenti kur i dyshuari plagosi me armë zjarri tre personat në Pejë
vdes
Humb jetën aksidentalisht në Zvicër i riu nga Deçani
hasib
“U rrëzua nga qershia”- Detaje për vdekjen e gardianit istogas