
Renditja momentale e grupit C, shikon Bayernin të pozicionuar të parin me 9 pikë të plota falë tri fitoreve, Interin në vendin e dytë me 6 pikë, të ndjekur nga Barcelona me 3 pikë dhe Viktoria Plzeni, që nuk ka arritur të marrë ende asnjë pikë.
Kështu, Bayern do të kalojë në fazën tjetër nëse ata fitojnë dhe Barcelona jo, ose nëse katalanasit humbasin dhe gjermanët marrin të paktën një pikë. Interi kualifikohet nëse fiton dhe Viktoria Plzeni nuk fiton.
Barcelona nuk do të ketë më shpresa për kualifikimin nëse humbet dhe Bayern Mynihu merr të paktën një barazim ndaj çekëve, kurse shpresat e Plzenit për fazën tjetër marrin fund nëse ata humbasin dhe Barcelona nuk fiton.