Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

“Lojërat Mesdhetare” – Çfarë thotë ministri Çeku për organizimin e këtyre lojërave?

Gazeta10
14 September 2023 - 23:21

Ministri i  Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku në emisionin “Gallatë” me Arben Ahmetin në Kanal10, ka folur për Lojërat Mesdhetare.

Çeku për organizimin e këtyre lojërave ka thënë se se Kosova ka marrë obligime serioze ku shumë ministra të ndryshëm kanë dhënë garancion për organizimin e këtyre Lojërave.

Ai po ashtu tutje ka shtuar se për të organizuar këto lojëra ka bërë edhe një lidhje më Shqipërin pasi që disa nga lojëra do të luhen atje.

“Në bashkëpunim më Shqipërinë  me Qeverinë dhe me komunitetin olimpik dhe bashkinë e Durrësit na ata i kemi pjesë të lojërave të lundrimit sepse  këto lojëra do të organizohen në detin e Durrësit”, ka thënë ai.

Çeku tutje ka treguar se në këto lojëra do të marrin pjesë deri në 5 mijë sportis. Ai po ashtu ka treguar vendimin e tij për stadiumin nacional.

“Për stadiumin nacional duhet të kemi një proces profesional se ku dhe me çfarë kapeciteti duhet ta bëjmë këtë stadium, Nuk kemi ende një vendim se ku duhet te vendoset ky stadium sepse duhet të kemi një proces për këtë”, ka thënë ia.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.